Këtë të diel ka nisur bllokimi i pikave të karburanteve “Gulf”. Pika e parë që është mbyllur nga Hetimi Tatimor është në qytetin e Korçës dhe tjetra në fshatin Libonik.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar më 24 prill hetimin për skandalin e kompanisë së naftës “Gulf”. Porcedimi është regjistruar pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Vlera e kallëzimeve të bëra arrin shumën e 80 mijë eurove, ndërsa dyshohet që kompania të ketë tregtuar tollona në masën e 1 milion litrave.