Tre të rinj që drejtonin motorë në Durrës pa patentat përkatëse, janë kapur ‘mat’ nga policia. Madje njëri prej tyre, një 24-vjeçar, nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar, por ka ikur me shpejtësi pasi nuk dispononte lejen e drejtimit, dhe në këtë mënyrë ka menduar që ‘të shpëtojë’. Por është kapur pak metra më tej.
Ndërsa një 25-vjeçar që drejtonte një “Amadeo” pa targë, është kapur në lagjen nr. 18 të qytetit. Dy të rinjtë e tjerë janë konstatuar me shkelje në bulevardin kryesor.
Policia njofton sot se ka referuar materialet procedurale ndaj tyre në Prokurorinë e Durrësit ditën e shtunë.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS:
1. Më datë 28.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin D.C., vjeç 25, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 18, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Amadeo” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
2. Më datë 28.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.M., vjeç 21, banues në Sukth, pasi në bulevardin “Dyrrah”, duke drejtuar motorin tip “Skuter” pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.
3. Më datë 28.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.K., vjeç 18, banues në Durrës, pasi në bulevard, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.





