Temperaturat kanë arritur deri në 30 gradë, edhe pse diçka e tillë nuk është fort normale për këtë periudhë të vitit, kur ende nuk kemi lënë pas prillin.

Të gjithë janë dyndur këtë të diel drejt plazhit, duke na krijuar përshtypjen sikur jemi në pikun e sezonit turistik në korrik apo gusht, kur sezoni ende nuk ka nisur.

E diela, dita e fundit e javës, si ditë pushimi bën që të gjithë të mësyjnë bregdetin, aq më tepër kur ditët e fundit në territorin tonë kanë qenë mjaft të ngrohta.

Edhe ditën e shtunë, pushues të shumtë zgjodhën të kalonin ditën në plazhet e Durrësit, ndërsa sot, plazhi i Currilave deri më poshtë tek Ura e Gjermanit apo më tej në Kallm, ka qenë i tejmbushur me kryeqytetas e durrsakë.

Ndiqni pamjet e xhiruara nga “DurrësLajm”.