Patriarku i Rusisë, Kiril vjen sot për herë të parë në Shqipëri me ftesë të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Patriarku Kiril do të qëndrojë në Shqipëri në datat 28-29-30 Prill dhe do të pritet nga kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare.

Pritet që kryepeshkopi Janullatos dhe Patriarku Kiril të mbajnë meshë në Kishën Ortodokse. Në axhendën e kreut të kishës ruse është planifikuar edhe një vizitë në manastirin e Shën Vlashit. Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta dhe të tjerë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë një miqësi të hershme dhe janë takuar vazhdimisht, por është hera e parë që takimi i tyre zhvillohet në Shqipëri. Ardhja e Patriarkut rus në vendin tonë konsiderohet historike.