Temperaturat e larta, që kanë shoqëruar ditët e fundit të muajit prill, kanë bërë që të rritet numri i turistëve në zonat bregdetare. Ditën e sotme, një numër i madh turistësh nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën në Durrës.

Aktualisht po punohet me katër sportele por kosovarët që hyjnë në Shqipëri ankohen për shërbimin. 

Raportohet se atyre u duhet të presin 40 minuta në pritje, teksa kërkojnë nga të dy qeveritë të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik.

Mësohet se mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë deri tani, ndërsa edhe autobusët janë në një numër të konsiderueshëm.

Në fundjavë, për shkak edhe të temperaturave të larta, fluksi pritet të rritet.