Pas përzgjedhjes së 3 prokurorëve të Fierit që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në këtë qytet, janë përzgjedhur edhe 5 Prokurorët për Tiranën.
Marjola Mertiri, Ndin Tavani, Daniela Sulaj, Anisa Cilimi dhe Afërdita Ndoj, do jenë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit” e krijuar mbi bazën e marrëveshjes mes kryeprokurores Arta Marku dhe minsitrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Prokurorët pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të hetojnë krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.
Puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.





