Tre prokurore femra janë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”, të cilat duhet të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta në Fier.

Nga 5 kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.

Mësohet se puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërorë, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.