Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve Artur Zoto.
Ai akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në drejtorinë e burgjeve në kohën kur mbante postin e drejtorit.
Organi i akuzës kërkoi që Zoto të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.
Zoto u arrestua pas dëshmisë së ish-vartësit të tij Iljaz Labi, i cili bashkëpunoi me drejtësinë teksa tregoi se zyrtari përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.





