Revista amerikane "Mother Jones", e cila pak më parë botoi një raport të detajuar në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, vjen me një tjetër investigim që përfshin një tjetër parti shqiptare.
Në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, Mother Jones përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim.
Vitin e shkuar, Howard “Buck” McKeon, një ish kongresmen republikan që kryesonte Komisionin e Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, u pagua për të lobuar në favor të një partie politike shqiptare që donte të lidhej me administratën e presidentit Trump dhe republikanët e kongresit. Por shumica e shërbimeve të firmës mbulohej financiarisht nga një kompani “guaskë” qipriote, Dorelita Limited. Mbulimi nëpërmjet firmës ishte krijuar nga një avokat qipriot, i specializuar në krijimin e korporatave “offshore” dhe që kishte bashkëpunuar me kompani të lidhura me oligarkë rusë. Megjithatë, kompania “shell” tani kontrollohet (të paktën në letër) nga një avokat me bazë në Athinë, i cili ka qenë këshilltar i një miliarderi grek shumë të debatueshëm. Burimi i parave që kalonin nga Dorelita te grupi McKeon, firma lobuese e krijuar nga McKeon në vitin 2015, pasi la Kongresin, mbetet e mjegullt. Në fakt, ky mund të jetë gjithë qëllimi.





