Problemet e pronësisë vijojnë të mbeten çështje të komplikuara. Në jo pak raste palët janë drejtuar në gjykatë, por zvarritja e proceseve gjyqësore bën që rikthimi i pronës tek i zoti të kërkojë shumë kohë.
Një problem pronësie ka nxitur konflikt mes dy banorëve të Shkallnurit dhe njëri prej tyre ka kërkuar ndihmën e policisë për rikthimin e pronës.
“Më datë 24.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A.R vjeç 43, banues në fshatin Shkallnur, pasi me vetëgjyqësi, mban pa kontratë qeraje lokalin e shtetasit J.T, vjeç 55, banues në Shkallnur, i cili ka bërë kallëzim”, njofton policia e Durrësit.





