Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Tiranës, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një vajzë.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet F.G., akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë më 31 mars me një 16-vjeçare.

Materialet ndaj adoleshentit i janë referuar prokurorisë së Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur F.G, vjeç 17, pasi më datë 31.03.2018, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur 16 vjeçe. Neni 101 i Kodit Penal.