Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Bahcallrk’ në dalje të qytetit të Shkodrës.

Viktima, Lush Deda, 70 vjeç, po ecte me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një automjet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.