Është zhvilluar edhe këtë të martë seanca e ardhës për Emiljano Shullazin, ku është paraqitur dëshmitari i mbrojtjes avokati Roland Samarxhi.
Ai tha se vazhdon të jetë avokat i Ylvi Beqes dhe për këtë arsye refuzoi të dëshmojë.
Prokuroria lexoi deklarimet e dhëna gjatë hetimit nga dëshmitari Jani Zaka. Në deklarime, Zaka ka rrëfyer takimin me Shullazin, ku ai i ka kërkuar të sqarohet për pronësinë e parkingut me F.Sinanajn.
Avokatët ripërsërisin kërkesën për administrimin e hyrje-daljeve nga sistemi TIMS të Ylvi Beqes.





