Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, që u kap me drogë në Ponente Liguria.

Për të mos rënë në sy, shqiptari kishte një identitet anonim, por ajo çfarë intrigonte si banorët ashtu edhe policinë, ishte mënyra sesi ai e siguronte jetesën luskoze duke qenë se nuk punonte.

Duke u nisur nga këto kushte, policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku zbuloi një dollap të fshehtë ngjitur në murin e dhomës të gjumit ku fshihte 72,58 gramë kokainë.

Policia zbuloi edhe një pistoletë të kalibrit 22 të modelit “short & long” e cila u sekuestrua bashkë me një paketë me 46 plumba të kalibrit 22.

Shqiptari i cili ishte klandestin prej 6 vitesh, u arrestua nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të drogës.