Nita Rexha, aktiviste e Vetëvendosjes në komunën e Gjakovës është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare.
Aktivistja Rexha kishte pësuar një aksident të rëndë më 14 mars, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, duke gjetur vdekjen diten e djeshme.
Ka qenë deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila ka njoftuar lajmin e hidhur për të renë.