Divat e muzikës shqiptare janë bashkuar për të sjellë një koncert të madh në Pallatin e Kongreseve. Irma Libohova, Besa Kokëdhima, Eneda Tarifa dhe Rovena Dilo kanë njoftuar se do performojnë me 16 maj për të gjithë publikun e tyre.

Lajmin e dha Irma Libohova nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shkruajtur:

“Për herë të parë Irma, Rovena, Eneda dhe Besa vijnë në një recital madhështor Live! Një udhëtim magjik ndër vite me hitet më të njohura, në shoqërimin e orkestrës simfonike, nën drejtimin e Elton Dedës. Performancat më moderne e artistike do ju rrëmbejnë mbrëmjen e 16 Maj, Ora 20:00. “Divas Live” në Pallatin e Kongreseve.”

Këngët e përzgjedhura do jenë nga karriera e tyre muzikore, ndër të pëlqyerat e ndjekësve.