Nëntë persona janë arrestuar në sajë të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga autoritetet italiane në Livorno të Italisë.

Mediet italiane raportojnë se të arrestuarit janë shqiptarë, tunizianë dhe italianë. Ata akuzohet se bënin pjesë në një grup kriminal prej 14 personash, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe marijuanës në Livorno dhe Pisa.

Hetimet u zhvilluan mes autoriteteve në Livorno, Pisa dhe Pistoia, si dhe oficerëve të krimit në Firence.

Nuk dihen ende emrat e personave të arrestuar dhe pritet që mediat italiane të përcjellin detaje të tjera në orët në vijim.