Ish-numri dy i burgjeve Iljaz Labi është gjetur fajtor nga prokuroria për abuzimet me tenderët e ushqimeve për të burgosurit. Prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi për Labin 5 vite burg në pretencën e akuzës, por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka Labi, ky dënim u kërkua të pezullohet.

Tashmë është gjykata ajo që do të vendosë për këtë pretencë të prokurorisë, ndërsa dënimi u kërkua dhe për biznesmenin Ylber Kalaja 3 vite dënim me kushtin e shuarjes së këtij dënimi.

Tre vite u kërkua dhe për biznesmenin Shemsi Sinani dhe Nexhmi Ballën, ndërsa me të njëjtat akuza i pandehur është dhe ish-kreu i burgjeve Artur Zoto procesi ndaj të cilit ende nuk ka arritur në fazën e pretencës së prokurorisë.