Një makinë dhe një motor janë përfshirë në një aksident të sapo ndodhur te zona e stadiumit në Durrës, praë kryqëzimit të shkollës së Mjeshtërisë Sportive.

Sipas informacioneve paraprake, “DurrësLajm” mëson se të dy drejtuesit e mjeteve nuk kishin respektuar njëri-tjetrin gjatë lëvizjes në kryqëzim.

Fatmirësisht drejtuesit nuk kanë pësuar lëndime, por janë shkaktuar dëme materiale.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendin e ngjarjes.