11 kuksianë vijojnë të qëndrojnë në burg për protestën që u mbajt më 31 mars pranë Tunelit të Kalimashit kundër taksës së dyfishtë për Rrugën e Kombit.

Një rast i paprecedentë ky, sesi qytetarë që protestuan për një kauzë të drejtë sipas tyre, në pamundësi për të paguar tarifën e lartë, qëndrojnë në burg. Mbi të gjitha kur vetë kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për këtë taksë, edhe për faktin që për kuksianët nuk u mendua më herët, kjo për shkak të varfërisë që ka në këtë qark. Tashmë qeveria po negocion me koncensionarin e rrugës së Kombit për të ulur tarifën për banorët e Kukësit. Por ndërkohë, kuksianët janë akoma në burg për trazirat që ndodhën në protestë dhe që çuan në djegien e sporteleve të ngritura për pagesën e tarifës që automjetet janë të detyruara të japin për çdo kalim në Rrugën e Kombit.

Të vetmit që nuk i kanë lënë në baltë kuksianët, veç opozitës që ka dalë në konferenca duke kërkuar lirimin e tyre, janë vetë populli i Kukësit. Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, do të organizojë një protestë mbarëpopullore më 19 prill në orën 11.00. Tubimi do të mbahet para sheshit të Gjykatës së Kukësit, aty ku do të zhvillohet edhe një seancë pas apelimit që protestuesit i arrestuar i bënë vendimit të gjykatës që i la në burg gjatë periudhës së hetimit ndaj tyre.

Njoftimi i Keshillit Bashkiak: