Policia rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë në harkun e një jave 6 drejtues mjetesh, që kanë rezultuar me shkelje të rënda të Kodit Rrugor.

Në një njoftim për shtyp, policia bën të ditur se efektivët rrugorë kanë arrestuar 4 drejtues mjeti që kanë rezultuar të dehur në timor dhe 2 të tjerë për drejtim mjeti pa patent.

Ndërkohë janë marrë 1 684 masa administrative, nga këto:

• 228 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
• 26 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•137 masa për tejkalim shpejtësie dhe parakalim të gabuar;
•405 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 
•374 masa administrative për ndalim – qëndrime të gabuara; 
•352 masa administrative për shkelje të tjera të normave të Kodit Rrugor.

Janë pezulluar gjithsej 136 leje drejtimi, prej të cilave 131 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë; 3 leje dretjmi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe 2 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme.