Aktorja e njohur turke Tuvana Turkay është ndarë nga i dashuri i saj Fenerbahce Alper Potuk pasi e kapi mat duke e tradhëtuar me dy femra. Sipas mediave turke futbollisti organizoi një festë në shtëpinë e tij me një shok dhe dy femra.

Turkay e njohur në Shqipëri për rolin e saj të Baharit në 'Diamante dhe Dashuri', i shkoi në shtëpi futbollistit pasi ky i fundit nuk iu ishte përgjigjur në telefon.

Ajo i kishte rënë derës por Alper Potuk nuk e kishte hapur, më pas aktorja është futur në shtëpi dhe e kapi të dashurin ndërsa po argëtohej me dy femrat.

Ndonëse Alper u përpoq të shpjegonte situatën, Tuvana Turkay, e cila kishte përjetuar një ngjarje të ngjashme më parë, i dha fund marrëdhënies në atë moment.