E njohur pak në vendlindje, Valentina Tufina kishte pushtuar botën me kokainën që e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri dhe e njëjta shpërndahej në tregun ndërkombëtar të drogës.
Sot ajo ndodhet në burgun e Lipjanit, nga ku ka rrëfyer arsyen pse ka vepruar kështu, në një intervistë për emisionin “Frontal”.
Arsyeja ka qenë vetëm një sipas saj, për fëmijët.
Dikur njihej si truri i rrjetit të gjerë të trafikantëve. Laboratori ku përpunohej kokaina e pastër, nisi të punojë edhe në Pejë. Për menaxhimin e tij, kujdesej gruaja nga Tirana që të gjithë e thërrisnin teze.
“Pendesa ka çdo njeri, por diçka që bëhet nuk kthehet më”, tha ajo, teksa nenvizon se nuk eshte penduar qe mori pjese ne trafikun e droges. Ajo është e dënuar me 6 vite e gjysmë burg dhe me 7.000 euro gjobë.
“Per femijet jap jeten, une per ato jetoj. Nese jam e forte deri tani per ato jam. Ato thuhet se kane edhe miliona, por s’i kane se femijet e mi punojne ne 3 e gjysem te mengjesit deri ne 1 te nates”,vijon rrefimin e saj.