Përgjatë gjithë dimrit deti nxori në breg qindra e mijëra ton leshterikë të cilët janë pastruar në kohë rekord për të pritur pushuesit në plazhin e Durrësit.

Prej 24 orësh të gjitha mjetet e bashkisë, të shërbimit të Ndërrmarrjes Komunale të qytetit dhe plazhit u angazhuan së bashku për të pastruar leshterikun i cili kishte zënë të gjthë vijën bregetare.

Pa asnjë ndërprerje përgjatë gjthë natës së shkuar, punëtorët kanë ngarkuar e kanë pastruar vijën bregdetare në një aksion i cili u udhëhoq nga prefekti i Durrësit, Roland Nasto.

Pastimi i vijës bregdetare i hap rrugë plugimit dhe dezinsektimit që pritet të nisë shumë shpejt. Me rritjen e temperaturave pritet që pushuesit të mbërrijnë më shpejt se vitet e kaluara në plazh për të hapur sezonin turistik.

Durrësi ka vijën bregdetare me gjatësi më të madhe e më të shfrytëzueshme në republikë. Mësohet se këtë vit bashkia ka marrë një sërë masash në drejtim të përmirësimit të infrastukturës për mikpritjen e të gjithë pushuesve.