Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur këtë të premte shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit Besim Trezhnjeva.

Sipas anëtarëve të këtij institucioni, Trezhnjeva nuk justifikon dot pasurinë e tij.

Gjithashtu, gjyqtari i Apelit, mësohet se ka gënjyer edhe në formularin e deklarimit të pasurisë.

Dy ditë më parë, pas seancës dëgjimore, gjyqtari Besim Trezhnjeva u shpreh se pasuria e tij ishte e ligjshme dhe ishte vendosur nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.