Në universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës ështe mbajtur një leksion i hapur në kuadër të zhvillimit të metejshëm të bashkëpunimeve dhe njohjes me eksperiencat e vendeve të Bashkimit Europian.

Leksioni i hapur mbi psikomotricitetin u mbajt nga lektorët, Fanny Berdot dhe Leo Delabays nga Gjeneva e Zvicrës, nën mbikqyrjen e lektorëve të departamentit të Shkencave Mjekësore Teknike në UAMD, Indrit Bimi dhe Aida Lako.

Tematikat e diskutuara gjatë këtij aktiviteti ku merrnin pjesë studentë të infermierisë, fizioterapisë dhe mamisë ishin:

1.       Historiku i psikomotricitetit si profesione e qasje terapeutike

2.       Tonusi muskular.

3.       Zhvillimi i rregullimit tonik.

4.       Patologji lidhur me tonusin muskular

5.       Skema trupore

6.       Elemente mbi komunikimin joverbal

7.       Relaksioni ne psikomotricitet

8.       Loja në terapine psikomotore