Gjendet i vdekur një shqiptar brenda banesës së tij në Via Trento të Italisë.
Mediet italiane raportojnë se rasti u zbulua nga të lehurat e qenit të shqiptarit dhe fqinjët më pas njoftuan policinë.
Forcat e zjarrfikësve hapën me forcë derën e banesës dhe brenda gjetën pa jetë shqiptarin e moshës 33 vjeç, të shtrirë në krevat.
Sipas hetuesve, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka vdekur nga mbidoza.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrjetin e drogës ku e kishte blerë 33-vjeçari lëndën narkotike që e çoi drejt vdekjes.





