Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar ka konstatuar një dyqan veshmbathjesh në Durrës, ku tregtoheshin mallra kontrabandë.

Bëhet fjalë për dyqanin në pronësi të shtetases Y.M. vjeç 41, i ndodhur në lagjen nr. 1.

Uniformat blu i bllokuan 82 palë veshmbathje, të markave të ndryshme, të cilat i tregtonte pa faturë blerjeje e që dyshohet se janë mallra kontrabandë.

Ky rast është regjistruar më datë 11 prill, e policia referoi materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës.

Ndaj pronares së dyqanit tashmë rëndojnë 4 akuza, nenet 174, 178/1, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.