4 persona, 2 prej të cilëve shqiptarë, të përfshirë në shpërndarjen e një sasie kokaine dhe heroine me vlerë mbi 2 milionë paund, janë dënuar me një total prej 67 vitesh burg në Britaninë e Madhe.
Detektivët e Komandës së krimit të organizuar në Policinë Metropolitane i arrestuan personat në fjalë pas 6 muajsh hetime, që çoi në sekuestrimin e më shumë se 50 kilogramëve drogë të Klasit A.
Këtë të mërkurë, gjykata e Harrow dha dënimet për të pandehurit si më poshtë:
Shqiptari Valjet Pepaj, 28 vjeç, u dënua me 27 vjet burg.
Edi Vyzaj, 30 vjeç, gjithashtu shqiptar u dënua me 18 vjet burg.
Gafur Salih, 47 vjeç, me kombësi maqedonase u dënua me 22 vjet heqje lirie.
Bastri Nuhi, 39 vjeç dhe gjithashtu nga Maqedonia u dënua me 31 muaj burg.
Autoritetet britanike përllogarisin se vlera e drogës së qarkulluar nga ky grup e kalonte shifrën e 2 milionë paundëve.
E njëjta gjykatë, në Nëntor të 2017-ës dënoi me 7 vjet burg edhe anëtarët e tjerë të kësaj bande. Për shqiptarët Rezart Pepaj, 25 vjeç u dha 7 vjet burg, për 29-vjeçarin Lajdon Vengo, 7 vjet, ndërsa për irakianin 32-vjeçar Yassir Thamer u dha dënimi me 6 vjet burg.





