Zjarr me përmasa të mëdha në një pallat shumëkatësh në lagjen nr.13, në Durrës.
Mësohet se zjarri është përhapur në një apartament në katin e kartërt të një pallati në sektorin Teuta, në zonën e plazhit.
Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse dhe një autoshkallë. Pas disa minutash zjarri është vënë nën kontroll.
Mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar. Një shkëndije elektrike në pompën e ujit ka shkaktuar flakët që kanë përfshirë apartamentin.





