Gjatë një vjedhjeje të regjistruar në një shtëpi në lagjen nr.5 të Durrësit, hajduti ka marrë me vete një koleksion të rëndësishëm.

Burime policore bëjnë të ditur se është vjedhur banesa e shtetases M.M. 51 vjeçe, në të cilën janë marrë disa orë të vjetra të markave të ndryshme dhe bizhuteri sermi.

Pas denoncimit të bërë në polici nga pronarja e banesës, efektivët e rendit kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.