Në një rrëfim special për mediat franceze, portieri aktual i Bordosë, Benoi Kostil, ka treguar se në fillimet e karrierës së tij është ndjerë si foshnjë kur përballje kishte Canën me shokë.

30-vjeçari në ato kohë ishte portieri i Kaenit, teksa tregon: “Para ndeshjes me Marsejën u ndjeva si foshnjë. Pash në tunelin e stadiumit, Lorik Canën, Djibris Sisenë, Zenden dhe Mandandën. Mendova se nuk është e mundur të fitoj një duel ajror në këtë përballje. Nga ai moment, unë ndryshova fizikisht dhe shtova më shumë se 10 kile muskuj” tregon në rrëfimin e tij, kapiteni aktual i Bordosë.