Greqia është një prej pesë vendeve të Evropës që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por në Athinë, pritet që Kosova të hapë zyrë diplomatike.

Politika.rs, raporton për diçka të tillë në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotsias, në Serbi.

Kotzias, me synimin për ndërmjetësim mes Prishtinës dhe Beogradit, e sheh si benefit diplomatik hapjen e zyrës së Kosovës në Athinë.

Zyra e Kosovës në Athinë, raportohet se do të jetë temë e diskutimit të vizitës së ministrit të Jashtëm grek me zyrtarët serbë.