Sherr mes dy grupeve shqiptare dhe italiane në Firence, mbetet i plagosur një student amerikan.

Pak pas mesnatës, sipas policisë italiane, ka ndodhur një sherr mes shqiptarëve dhe amerikanëve në një lokal nate. Fillimisht ka qenë një student amerikan që u konfliktua për motive banale me një student shqiptar, të cilin e goditi. Më pas sherri degjeneroi në sherr masiv mes dy grupeve.

Gjatë përleshjeve, njëri prej studentëve amerikanë u qëllua dy herë me thikë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar protagonistët në këtë sherr.