Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme te njerëz të ndryshëm. Ka shumë mite se pse disa njerëz kanë kërthizë të dalë dhe disa të tjerë e kanë atë brenda. Por, arsyeja e gjithë kësaj është mjaft e thjeshtë. Ata të cilët kanë kërthizën të futur brenda barkut përbëjnë rreth 90 për qind të popullsisë.
Pjesa e mbetur e kanë atë të dalë në sipërfaqe, në formën e një gunge të vogël.
Kjo e fundit vjen si rezultat i kordonit të këthizës, i cili përdoret për transportimin e lëndëve ushqyese nga nëna te foshnja gjatë shtazënisë. Ai prihet menjëherë pas lindjes. Gjatë këtij procesi, mjeku e lidh kordonin e kërthizës në mënyrë që të mund të zhduket nga barku, shkruan Shije.
Gjatë javëve të para të jetës, ajo përthahet dhe shkëputet nga barku. Por cfarë mebetet? Një ‘gungë’ e vogël. Nëse keni përfunduar ose jo me këtë ‘gungë’ të vogël është thjesht çështje fati.
Kjo do të thotë se kur është prerë, ka mbetur më shumë se çduhej jashtë barkut. Në disa raste, kjo shkakton edhe një problem shëndetësor, të njohur si hernia e kërthizës. Kjo ndodh kur një pjesë e zorrës nxirret jashtë përmes kërthizës.
Hernia e kërthizës shfaqet më së shumti vitin e parë të jetës, por kjo mund të ndodhë edhe në një kohë tjetër. Ajo mund të trajtohet me kirurgji në raste të shqetësimeve serioze.