Në ditën e parë të punës pas vdekjes së punonjëses së bashkisë së Durrësit, Ada Kalaja, kolegët me lot në sy kanë vendosur buqeta me lule në tavolinën e saj.

Ata kanë menduar ta kujtojnë mikeshën e tyre e cila humbi jetën në moshë shumë të re për shkak të një sëmundjeje të rëndë, me një lule orkide e cila është lulja simbol e dashurisë.

Të shumtë kanë qenë ata që janë pikëlluar me ikjen e parakohshme të punonjëses së re që priste qytetarët durrsakë në bashkinë e qytetit.

Një ndër ta është drejtoresha e Burimeve Njerëzore në bashkinë e Durrësit, Drita Zeneli, e cila përmes një postimi në Facebook, tregon që ka mbajtur premtimin e dhënë para disa ditësh: lulet gjenden në tavolinën e Adës.

"Ada Kalaja, lulet po lulezojne ne tryezen tende te punes. Qe nga dita kur ti po pushon me engjejt, nje vazo me orkide do te lulezoje ne gjithestinet per te te kujtuar si nje lule. Zemer, jane bere nje fotoja dhe lulet per ty," shkruan Zeneli në postimin e saj shoqëruar me fotot e luleve.