Zbardhet emri i viktimës së vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Bëhet fjalë për Johan Zukon, rreth 20 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur viktimën përpara se ta arrinte brenda një pallati në zonën ku ndodhi ngjarja. Johan Zuko, i cili nuk ishte banor i lagjes, dyshohet se ka tentuar të fshihet në një pallat për t’i shpëtuar ndjekjes. Viktima ushtarak, pjese e forcave te armatosura
Megjithatë, autori ka arritur ta gjejë brenda pallatit dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim nga Policia.
Në zonë ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe zbardhjen e motivit të vrasjes.
Informacionet janë paraprake, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare në lidhje me dinamikën e plotë të krimit dhe identitetin e autorit.





