Policia greke ka gjetur rreth 20 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë mëngjesin e sotme në kufirin Greqi-Shqipëri.
19 kg 450 gramë marijuanë u gjetën brenda në një çantë, e cila ishte braktisur në një zonë pyjore në Neohori të Pogonit, në Janinë.
Dyshohet se trafikantët kanë pikasur policinë, dhe janë larguar me shpejtësi duke braktisur drogën.
Sakaq, policia greke po vijon kontrollet në zonë dhe po punon për kapjen e poseduesve të lëndës narkotike.





