Edhe pse transporti me tren lë për të dëshiruar në vendin tonë dhe është shumë pak i përdorur, sërish ato paraqesin rrezikshmëri dhe shkaktojnë aksidente.

Një vajze i preu këmbën në Durrës, ndërsa një të mitur në Elbasan e aksidentoi për vdekje disa ditë më parë.

Ndërsa para pak minutash ka plagosur rëndë tre persona te Ura e Milotit, pasi është përplasur me një kamion.

Nga informacionet e para mësohet se kamioni është përplasur me trenin e linjës Shkodër-Tiranë dhe ka rënë nga ura.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.