Efektivët e policisë së Shijakut kanë nisur procedimin penal për një të ri 29-vjeçar, banues në fshatin Xhafzotaj.

Një ditë më parë, i riu I.P. është konfrontuar në fshatin Vllazërim me shtetasin B.F. banues në Xhafzotaj.

Pas debatit mes tyre, 29-vjeçari e ka kanosur dhe goditur me grusht, duke i shkaktuar lëndime.

Pas denoncimit të bërë në polici, 29-vjeçari po hetohet për veprat penale “Kanosje” dhe “Lëndime të lehta me dashje”.