Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të Fierit, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Ngjarja në fjalë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Sheqit. Nga të dhënat paraprake, shoferi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbetur i lënduar lehtë.

Ndërkohë mësohet se ka dëme materiale në automjetin e përfshirë në aksident. Nuk dihen ende detaje rreth shkaqeve të aksidentit.