Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare, tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj falë rënies së dëshmorëve të kombit siç janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

Sipas tij, falë këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecën e sigurt drejt integrimit evropian.

Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.

Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19-vjetorit të Betejës së Koshares e cila përfundimisht theu kufirin  në mes tokave shqiptare që me shekuj ishte vënë nga pushtuesit.