Katër shtetas turq janë kapur në flagrancë nga blutë e Durrësit, në tentativë për të kaluar kufirin përmes portit me pasaporta false.
Njëri prej tyre u arrestua, ndërsa për 3 të tjerët, të moshave nga 46 deri në 77 vjeç, nisi hetimi dhe procedimi në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi turk, N.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit turq, D.A, M.D dhe E.D, vjeç 48, 46, 77 e 76, banues në Turqi, pasi në SPKM Port, kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaporta turke të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaportat. Nenet 189 e 297 të Kodit Penal.





