Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit të Librazhdit, çka alarmoi banorët. Automjeti i cili drejtohej nga mjeku Avni Marta është shkrumbuar plotësisht, por nuk pati njerëz të lënduar, sepse drejtuesi dhe pasagjerët e braktisën me shpejtësi.
Mësohet se familja Marta po shkonin për të festuar ditëlindjen e djalit. Sipas hetimeve paraprake të policisë, shkaku i ngjarjes ka qenë një defekt në paketën elektronike.





