Një aksident ku u përfshinë tre makina, ndodhi mesditën e kësaj të diele në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht nuk pati viktima.
Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike, ku një makinë “Opel” goditi një makinë tip “Opel fIorino”, dhe kjo e fundit përplasi edhe një mjet tjetër tip “Benz” që ishin në lëvizje në atë moment.
Mësohet se nga aksidenti u lëndua vetëm një vajzë, e cila ishte pasagjere në një nga makinat.
Ajo u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.





