Rreth 350 nxënës të shkollave të ciklit 9-vjeçar të qytetit të Durresit janë mbledhur në shkollën "Leonik Tomeo",  për të zhvilluar fazën finale të konkursit të matematikës, ku janë përfshirë klasat e ndryshme të të gjitha shkollave publike dhe jo publike të këtij cikli.

Organizimi i olimpiadës është bërë nga mësuesi i matematikës, Arben Tanku. Fituesit e kësaj faze do të marrin pjesë më pas në konkursin kombëtar të matematikës që do të zhvillohet në muajin maj në qytetin e Berati, tha drejtori i QKF-së, Avni Çuni.

Sipa Çunit, konkuruesit e vegjël durrsakë kanë zënë gjithnjë vendet e nderit ne konkurset e zhvilluara.

Shumë nxënës të shkollave të Durrësit kanë zënë vende të para dhe në konkurset ndërkombëtare të zhvilluara në kontinente të ndryshme dhe sot studiojnë në universitetet prestigjioze ndërkombëtare.