Ngritja e Qendrës Komunitare të fëmijëve me probleme shëndetësore në qytetin e Shijakut, përmban në vetvete një vlerë të madhe njerëzore. Bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë së Qytetit, Qendrës së Shëndetit Publik dhe sidomos Fondit Zvicerian bëri të mundur hapjen e kësaj qendre në qytetin e Shijakut. 

Me dëshirën e madhe për të qenë gjithmonë pranë shtresave ne nevojë dhe për të sjellë një buzëqeshje më shumë për fëmijët që do të ndiqen falas në këtë Qendër, Tirana Bank sponsorizoi eventin e përurimit të saj.

Punonjësit e degës së kësaj banke në Shijakdhe drejtoresha rajonale e Tirana Bank ishin të pranishëm në ceremoninë e çeljes dhe prezantimit së Qendrës, krahas anëtarëve të Fondit Zvicerian, drejtuesve të Qendrës Shëndetësore Shijak, drejtuesve të Qendrës Komunitare për Fëmijët me Probleme Shëndetësore, nënkryetares së Bashkisë Shijak, nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe bashkëqytetarëve të tyre.