Kolegjet "Turgut Ozal" dhe "Gülistan" ofrojnë bursa të plota dhe të pjesshme për nxënësit më të mirë.

Lajmin e bën të ditur për “DurrësLajm” drejtuesi i kolegji Turgut Ozal në Durrës, Tuncer Tiryaki, i cili pohon se kanë filluar rregjistrimet për konkursin e bursave për vitin shkollor 2018-2019, prej fillimit të muajit prill, në ambientet e shkollës si dhe online.

Në konkurs mund të rregjistrohen nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta e respektivisht për këta nxënës do të jepen bursa studimi.

Testimi do të zhvillohet ditën e shtunë, më datë 21 prill, ora 10.00, me qëllim për t'i dhënë mundësinë e studimeve në këtë kolegj çdokujt.

Konkursi përmban pyetje nga lëndët matematikë, fizikë, kimi, biologji, gjuhë-letërsi si dhe disa pyetje logjike të hartuara në bazë të programit mësimor të klasës së 8-të dhe 9-të. Pjesëmarrja në provim është pa pagesë ndaj mos hezito të konkurosh dhe pse jo, të fitosh!