Teksa bërtasin njëzëri "Rama ik", protestuesit në zonën e Çermës në Lushnje, të revoltuar me situatën aktuale në të cilën ndodhen, shprehen se kanë marrë këtë rrugë pasi janë pa bukë.
Me tone të ashpra, Skeder Bega nga Tepelena tregon se ka punuar në OSHEE prej 20 vitesh ndërsa e hoqën nga puna sepse takoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas tij.
Një i moshuar tregon se ndodhet në protestë pasi i kanë prerë bukën e gojës.





