Ndonëse prej disa orësh protestë, qytetarët e mbledhur në kryqëzimin e Bradasheshit iu përgjigjën thirrjes së kryetares së LSI-së-Monika Kryemadhi të hapnin rrugën që të kalonte ambulanca.
Bëhej fjalë për një të sëmurë nga Gramshi që po transportohej me urgjencë drejt Tiranës, për të cilin Kryemadhi kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të hapej rruga.





